Bad News Eagles do të përballet me ekipin Sinners në gjysmëfinale

Futboll

Bad News Eagles do të përballet me ekipin Sinners në gjysmëfinale

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:12
Bad News Eagles do të përballet me ekipin Sinners në gjysmëfinale

Tjetër gjysmëfinale për ekipin shqiptar Bad News Eagles, tani në turneun Elisa Invitational ku do të kenë mundësi të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun LAN i cili do të mbahet në qytetin Espoo të Finlandës.

Ekipi shqiptar u bënë pjesë e këtij turneu pasi morën ftesë direkt për në çerekfinale, ku e mposhtën ekipin Finest me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Ndeshjen gjysmëfinale Bad News Eagles do ta zhvillojnë ndaj ekipit SINNERS, të cilët i kishin mposhtur në kualifikimet për turneun Major.

Tani ekipi SINNERS do të luaj pa yllin e tyre të ekipit NEOFRAG, i cili kohë më parë u bë pjesë e ekipit OG, dhe tani në vend të tij do të luaj trajneri i ekipit.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 16:00, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch.

Favorit për ta fituar ndeshjen është ekipi shqiptar pasi renditen në vendin e 21 –të në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa ekipi SINNERS renditet në vendin e 46 –të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat