Barcelona pranon të paguajë klauzolën e lojtarit

Futboll

Barcelona pranon të paguajë klauzolën e lojtarit

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 15:20
Rafinja

Barcelona është gjithnjë e më afër arritjes së një marrëveshjeje për të nënshkruar me objektivin e Çellsit, Rafinja, pasi ra dakord të përmbushë çmimin e kërkuar prej 75 milionë eurosh të Lidsit për sulmuesin anësorë.

Çellsi arriti një marrëveshje me Lidsin në fillim të kësaj jave dhe kishte shpresuar të mposhtte Barcelonën për nënshkrimin e Rafinjas, pasi gjiganti i La Ligas hezitonte të rriste ofertën e tyre për 25-vjeçarin.

Megjithatë, ndërkohë që Çellsi po përpiqet të arrijë një marrëveshje për kushtet personale me yllin brazilian, agjenti i Raphinjas, Delo ka folur me Barcelonën në një përpjekje për t’i bindur ata të rrisin ofertën e tyre dhe t’i japin Raphinhas lëvizjen e ëndrrave në “Camp Nou”, të cilën ai e ka kërkuar gjatë gjithë verës.

Burimet e “90min” konfirmojnë se Barcelona e ka rritur ofertën e tyre në shifrën prej 75 milionë eurove që po kërkon Lidsi, duke rënë dakord për një plan pagese për t’i mundësuar ata të financojnë marrëveshjen për disa vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat