Vushtrria prezanton transferimin e ri, nënshkruan me mesfushorin

Futboll

Vushtrria prezanton transferimin e ri, nënshkruan me mesfushorin

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 16:42
Vushtrria

FC Vushtrria është njëra nga skuadrat më aktive të Ligës së Parë në merkaton verore. 

Klubi vushtrrias sot ka prezantuar transferimin e ri, Zeki Ademin,.

Ademi luan në pozitën e mesfushorit dhe së fundmi ka qenë pjesë e KF Onix. Ai më parë ka luajtur edhe te Trepça ’89.

"Zeki Ademi nënshkruan për FC Vushtrrinë

Vushtrriasi që luan në pozitën e mesfushorit është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga klubi ynë.

Zeki Ademi së fundmi ishte pjesë e KF Onix, ndërsa më parë ka luajtur për KF Treça89. Këtë sezon do t’i bartë ngjyrat e klubit tonë", njofton FC Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat