Fabio Jakobsen triumfon në etapën e dytë, Wout van Aert merr fanellën e verdhë

Futboll

Fabio Jakobsen triumfon në etapën e dytë, Wout van Aert merr fanellën e verdhë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2022 Në ora: 18:44
Fabio Jakobsen triumfon

Çiklisti Fabio Jakobsen është më i miri në etapën e dytë të sprintit, i cili e mundi me vështirësi Wout van Aert. 

Për ngushëllim belgu mori fanellën e verdhë të liderit.

Holandezi i ekipit “QuickStep Alpha Vinyl Teams”, Fabio Jakobsen, shënoi fitore të madhe. 

Image

Atmosferë madhështore

Ai për një fije floku doli para Wout van Aert, për të fituar etapën e 2-të të edicionit të 109-të të garës së çiklizmit “Tour de France 2022”, që u mbajt midis Roskilde dhe Nyborg në Danimarkë, me gjatësi të shtegut 202.5 kilometra.
Wout van Aert mori fanellë e verdhë për herë të parë në karrierën e tij.

I treti është danezi Mads Pedersen. Etapa e tretë mbahet nesër në relacionin Vejle – Sonderborg.

Etapa e dytë 

1. Fabio Jakobsen (Quick-Step Alpha Vinyl Team)    04h 34' 34''
2. Wout Van Aert (Jumbo – Visma) 04h 34' 34''
3. Mads Pedersen (Trek – Segafredo) 04h 34' 34'
4. Danny van Poppel (Bora – Hansgrohe 04h 34' 34''
5. Jasper Philipsen (Alpecin – Deceuninck)    04h 34' 34''
6. Peter Sagan (Totalenergies) 04h 34' 34''
7. Jeremy Lecroq (B&B Hotels – KTM) 04h 34' 34'
8. Dylan Groenewegen (Team Bikeexchange-Jayco) 04h 34' 34''
9.  Luca Mozzato (B&B Hotels – KTM)    04h 34' 34'
10. Hugo Hofstetter (Team Arkea – Samsic)    04h 34' 34''

Renditja e përgjithshme  

1. Wout Van Aert (Jumbo – Visma)     04h 49' 50''
2. Yves Lampaert (Quick-Step Alpha Vinyl Team) + 00h 00' 01''
3. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00' 08''
4. Filippo Ganna (Ineos Grenadiers)    + 00h 00' 11''
5. Mads Pedersen (Trek – Segafredo)    + 00h 00' 12''
6. Mathieu Van der poel (Alpecin – Deceuninck) + 00h 00' 14''
7. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 00' 16''
8. Primozh Rogliç (Jumbo – Visma)    + 00h 00' 17''
9. Bauke Mollema (Trek – Segafredo) + 00h 00' 18''
10. Dylan Teuns (Bahrain Victorious)    + 00h 00' 21''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat