Tottenhami monitoron situatën e Lindgardit

Futboll

Tottenhami monitoron situatën e Lindgardit

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 18:49
Jesse Lindgard

Tottenham Hotspur është duke e monitoruar situatën e Jesse Lindgardit. 

Spurs pothuajse e kanë kompletuar repartin e sulmit me disa prurje të reja, mirëpo, përkundër kësaj, transferimi me parametra zero i anglezit është duke u shqyrtuar.

Pasi i skadoi kontrata me “Djajtë e Kuqë”, lojtari është pa skuadër.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë lojtari.

Gjatë kohës sa ishte i huazuar te West Ham pati paraqitje të mira.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat