Një miliard euro klauzolë

Futboll

Një miliard euro klauzolë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 14:09
Barcelona

Barcelona është drejt rrugës së rinovimit së kontratës së re me talentin Gavi. Presidenti Laporte ka konfirmuar se çdo gjë është drejt fundit dhe së është shumë i lumtur që 17 vjeçari dhe agjenti i tij Ivan De la Pena kanë rënë dakord me kushtet e reja të propozuara nga drejtuesit e klubit.

Çmenduria për sa i përket marrëveshjes është klauzola e largimit të lojtarit, pasi në qoftë se një nga klubet dëshirojnë ta blejnë Spanjollin duhet të paguajnë 1 miliard euro.

Mesfushori i talentuar bëri hapin e madh me skuadrën e parë në sezonin e fundit dhe zhvilloi 34 ndeshje në La Liga duke shënuar dy gola dhe shërbyer pesë asiste për shokët e skuadrës.

Gavi gjithashtu është bërë pjesë shumë e rëndësishme e kombëtares Spanjolle pasi trajneri Luis Enrique e ka përfshirë në ekip që në moshën 17 vjeçare. Mesfushori ka vendosur rekord me kombëtaren pasi ai është lojtari më i ri në histori që ka bërë debutimin me Spanjollët.

Klubi Blaugrana pavarësisht vështirësive financiare po punon  për të qenë konkurrues në të gjitha kompeticionet në sezonin e ri. Franck Kessie dhe Andreas Christensen priten që brenda javësh të prezantohen në ambientet e klubit për tu bërë zyrtarisht lojtarë të Barcelonës.

Robert Lewandowski mbetet objektivi kryesor i merkatos pavarësisht se ekipi Bavarez nuk e lejon transferimin e tij në “Camp Now”, por dëshira e lojtarit për t’u transferuar në Spanjë ka bërë që drejtuesit e klubit mos të dorëzohen për sulmuesin Polak.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat