​Zyrtare, Kalvin Phillips nënshkruan me Manchester Cityn

Futboll

​Zyrtare, Kalvin Phillips nënshkruan me Manchester Cityn

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 11:42
​Zyrtare, Kalvin Phillips nënshkruan me Manchester Cityn

Manchester City ka njoftuar të hënën se ka nënshkruar me Kalvin Phillips me të cilin ka bërë një kontratë gjashtë vjeçare.

Mesfushori 26-vjeçar erdhi nga Leeds United, pasi ka bërë 234 paraqitje gjatë tetë sezoneve, duke shënuar 14 gola dhe 14 asistime.

Phillips është shprehur shumë i lumtur me kalimin në skuadrën e Pep Guardiolas.

Jam absolutisht i kënaqur që i jam bashkuar Manchester Cityt”, tha Phillips.

City është dëshmuar si skuadra më e mirë në vend me një skuadër të mrekullueshme dhe një menaxher si Pep Guardiola, i cili me të drejtë konsiderohet si më i miri në botë. Të jesh në gjendje të luaj nën drejtimin e Pep dhe të mësosh nga ai dhe stafi i tij stërvitor, si dhe të jesh pjesë e një skuadre kaq fantastike është një perspektivë për të cilën jam tepër i emocionuar. City është një klub i klasit botëror me staf dhe ambiente të klasit botëror dhe është një ëndërr e realizuar që t'i bashkohesh klubit”, tha në fund Phillips.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat