Haaland vazhdon të kontrollojë çdo hap të karrierës së tij

Futboll

Haaland vazhdon të kontrollojë çdo hap të karrierës së tij

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:02
Haaland

Pas asaj të Kylian Mbappé me Real Madridin dhe PSG-në, ajo e Erling Haaland (21 vjeç) ka qenë “telenovela” e dytë e madhe në futboll, muajt e fundit. Duket se e ardhmja e yllit norvegjez do të dominojë bisedat në zyrat e klubeve kryesore të Evropës dhe mes tifozëve pas një viti e gjysmë.

Sepse kur Haaland u angazhua me Manchester City më 10 maj, siguroi dy gjëra: të bëhej futbollisti i dytë më i paguar në Premier League, pas Cristiano Ronaldos, falë pagës neto prej 25 milionë euro në vit (edhe pse tani Salah e ka parakaluar, pas rinovimit me Liverpoolin).

Haaland vazhdon të kontrollojë çdo hap të karrierës së tij. Diçka që nuk ishte e lehtë për t’u negociuar nga Rafaela Pimienta, dora e djathtë dhe partnerja e agjentit të njohur Mino Raiola, i cili vdiq më 30 prill.

Agjentja braziliane arriti të përfshinte dy klauzola lirimi në kontratën e norvegjezit, që i lejojnë Haaland të vendosë nëse do të vazhdojë në “Etihad Stadium” apo do të ndryshojë klubin në fund të sezonit të tij të dytë dhe të tretë si “qytetar”.

Marrëveshja është e vlefshme për 5 sezone, deri më 30 qershor 2027, por kjo klauzolë, e cila nuk është e zakonshme, sepse nuk lejohen në Premier League, ka një nuancë të veçantë: lidhet me arritjen e disa objektivave minimalë sportivë.

Pasi të plotësohen këto, futbollisti ka mundësi të ndërpresë kontratën përkundrejt 200 milionëve në fund të sezonit të dytë, duke filluar nga korriku 2024, dhe 175 milionë në fund të sezonit të tretë, në korrik 2025. Nga Gjermania spekulohet me një shumë më të ulët dhe një sezon të vetëm për ta aktivizuar klauzolën në fjalë.

200 dhe 175 milionë janë dy shuma të larta, pa dyshim, por në të njëjtën kohë të përballueshme për klubet që duan sulmuesin, i cili sipas një studimi të fundit të Observatorit të Futbollit CIES është futbollisti i tretë më i vlefshëm në botë, me vlerë transferimi prej 152 milionë, vetëm pas Mbappé (219 milionë) dhe Vinícius (185 milionë).

Pa shkuar më tej, Real Madridi ofroi 200 milionë për Mbappe verën e kaluar, kur kishte vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij. Nuk është e zakonshme që futbollistët e këtij niveli të kenë një çmim dhe kur e kanë, si në klauzolën e përfundimit të kontratës së re të Vinícius, është bindëse: 1 miliard euro.

Ky skenar hap një horizont të ri, që mund të ngjajë me atë të Mbappe, i cili gjithashtu imponoi vullnetin e tij si te PSG, ashtu edhe ndaj Real Madridit me kushtet, kur neogocioi me të dyja klubet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat