Tifozët llapjan nuk lejohen të udhëtojnë në Podgoricë kundër Buduçnostit 

Futboll

Tifozët llapjan nuk lejohen të udhëtojnë në Podgoricë kundër Buduçnostit 

Nga: K. G. Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:26
Tifozët llapjan

Lajm i keq për tifozët e fituesit të Kupës së Kosovës në futboll, “Ultras Legjendat”.

Ata nuk do të jenë në Podgoricë për ditën e enjte (me 7 korrik), në përballje me Buduçnostin e Podgoricës, në ndeshjen e rrethit të parë të kualifikueseve për Conference League. 

“Legjenda, pas shumë, përpjekjeve neve si tifogrup i organizuar nuk na është lejuar, të udhëtojmë si tifogrup, drejt Podgoricës, arsyet janë të pabaza gjithmonë në mes ‘politika’, sporti luhet për tifoz, nuk ka arsye te ndalet udhëtimi.

Ultras no politic”, reagojnë ‘Ultras Legjendat’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat