Shtohen dyshimet – Partey nuk ka udhëtuar me skuadrën

Futboll

Shtohen dyshimet – Partey nuk ka udhëtuar me skuadrën

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 17:16
Thomas Partey

Janë shtuar edhe më shumë dyshimet se Thomas Partey është lojtari për të cilin u raportua dje se u arrestua nga policia londineze me akuzën për përdhunim.

Është pikërisht Chris Weatley i cili thotë se mesfushori nuk ka udhëtuar me Arsenalin për turin parasezonal në Gjermani.

I njëjti orë më parë e tha të kundërtën, por siç duket informacioni tashmë është konfirmuar dhe bëhet fjalë pikërisht për ganezin.

Gjithsesi, ende nuk janë dhënë detaje të plota se kush është lojtari i arrestuar nga policia londineze.

Ajo që u tha ishte se lojtari i arrestuar ishte i moshës 27 – 29 vjeçare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat