Mane: Kur të luaj me Bayernin, asnjë në Senegal nuk do të shkojë në punë

Futboll

Mane: Kur të luaj me Bayernin, asnjë në Senegal nuk do të shkojë në punë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 18:54
Mane

Sadio Mane thotë se askush nuk do të punojë në Senegal kur të luajë Bajerni i Mynihut, aq i fortë është ndikimi i tij në vendlindje.

Sulmuesi 30-vjeçar firmosi një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Bundesligës pas transferimit nga Liverpuli dhe aktualisht është duke shijuar pushimet në Majorka, përpara se t’u bashkohet shokëve të rinj të skuadrës.

Ndërsa ka ndërtuar një spital, një shkollë dhe xhami në fshatin e tij Bambali, ai ka ndihmuar gjithashtu institucione të tjera edukimi me internet të shpejtësisë së lartë, kompjuterë e laptopë dhe u jep ndihmë të përmuajshme financiare disa familjeve të fshatit që vuajnë nga varfëria.

Mane ka statusin e një heroi në Senegal. Mane u bë një figurë akoma më e dashur në janar të këtij viti kur udhëhoqi kombëtaren e tij drejt titullit të parë kampion të Afrikës. Në Dakar dolën mijëra njerëz në rrugë për të mirëpritur heronjtë e tyre që shëtitën me trofeun në autobusin e hapur. Tifozët u ngjitën në pemë, tarraca, deri në shtylla elektrike dhe gjithçka tjetër të lartë për të përshëndetur heronjtë e tyre ndërsa marshonin në rrugët e kryeqytetit. Dhe nuk është çudi që në intervistën e parë për kanalin e Bajernit, sulmuesi tha:

“Kur unë luaj futboll, në vendlindje askush nuk shkon në punë. Të gjithë ulen përpara televizorit”.

Dhe kjo nuk u tha me arrogancë: pavarësisht se ai është shënuesi më i mirë i historisë së Senegalit (33 gola) dhe lojtari më i mirë afrikan i vitit, Mane njihet për përulësinë e tij. Në një video që është bërë virale në internet, Sadio shfaqet duke qortuar një tifoz, i cili e quan atë mbret. “Familja nuk ishte kurrë e lumtur me mua, sepse futbollin e kisha më të rëndësishëm sesa shkollën.

Vendlindja ime është shumë e vogël. Është e pamundur për t’u bërë një futbollist profesionist atje, por unë mendoja se mund t’ia dilja. Ndoqa ëndrrën time dhe familja e kuptoi se ishte e kotë të më pengonte që të luaja.

Kur u bëra profesionist gjërat ndryshuan pozitivisht. Kur unë luaj në Senegal është thuajse si ditë pushimi. Kështu që do të jetë edhe tani në Mynih. Kur të luaj për Bajernin, asnjë në Senegal nuk do të shkojë në punë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat