Ballkani debuton me barazim në Champions League 

Futboll

Ballkani debuton me barazim në Champions League 

Nga: K. Goca Më: 5 korrik 2022 Në ora: 21:51
Ballkani debuton me barazim

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, debuton me barazim në garat kualifikuese të Champions League.

Ballkani ka barazuar me rezultat 1:1 me ekipin lituan Zhalgiris, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të parë kualifikues.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një atmosferë të bukur sportive, therandasit u përpoqën maksimalisht por nuk arritën fitore.

Futbollisti Nazmi Gripshi në minutën e 15-të, me një goditje nga rreth 18-19 metra  befasoi portierin Gertmonas, duke u futur topin në këndin e poshtëm të majtë, 1:0.

Pas 10 minutave (25’), zvicerani Oliver Buff barazon rezultatin (1:1).

Therandasit me gjithë lojën e mirë nuk arritën fitore në debutim.

Ballkani e pret punë e vështirë në takimin e kthimit me 12 korrik në Lituani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat