Batatina: Jam krenar që kam arritur t'ia sjell KF Llapit 4 trofe 

Futboll

Batatina: Jam krenar që kam arritur t'ia sjell KF Llapit 4 trofe 

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:20
Batatina: Jam krenar që kam arritur t'ia sjell KF Llapit 4 trofe 

Kryetrajneri i fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit të Podujevës, Tahir Batatina, ndihet krenar me traditën 90-vjeçare të klubit të tij.
Batatina tha se Llapi ka traditë të madhe duke numëruar shumë emra.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që në përvjetorin e 90-të klubit të zemrës po e festojmë me trofeun e Kupës së Kosovës, njëherit dua t'i falënderoj të gjithë Legjendat e futbollit llapjan duke filluar nga ish-Presidenti historik, Fadil Vokrri dhe Legjenda e futbollit, Shaban Hajrullahu, Fevzi Rama, Esat Mehmeti, Nexhat Dumnica, Sami Sopa, Shaban Hajdari, Selatin Vokrri, Emin Ajvazi, Besim Ajvazi, Rifat Hajdari, Bastri Muçolli, Ragip Stulla ,Tafil Ajvazi dhe të gjithë ish-futbollistët e KF Llapi ku nuk kam mundur t'i përmendi të gjithë me emra në këtë 90 vjetor të klubit.

Jam krenar që kam arritur t'ia sjell KF Llapit 4 trofe, titullin kampion në Ligën e Parë, 2 Kupa të Kosovës dhe Superkupën dhe njëherit po ndihem i lumtur që me KF Llapin po përfaqësohemi në arenën ndërkombëtare dhe këtë e kemi arritur fal Presidentit të klubit, Beqir Batatina dhe Drejtorit Bejtush Batatina, që tani ta kemi një super skuadër të organizuar mirë. 

Nesër ne udhëtojmë për Podgoricë dhe dua mbështetjen tuaj edhe nga largësia por me datën 14 korrik dua që së bashku me ju ta dridhim stadiumin “Fadil Vokrri”, dua rekord në shikueshmëri, Llap dhe Gollak por edhe nga gjithë Kosova dua të më mbështes kundër skuadrës së Budupnostit dhe dua t'iu tregojmë se jemi shteti i futbollit.

Të gjitha tifogrupeve kosovare dhe Dardanëve iu bëj thirrje të jemi të bashkuar sepse të bashkuar do t'ia dalim.

Loja luhet në fushë por historia edhe jashtë saj andaj duam të shkruajmë histori me Llapin në Evropë.
Na priftë e mbara të gjithëve”,
ka shkruar Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat