Lazio i del në mbrojtje drejtorit sportiv

Futboll

Lazio i del në mbrojtje drejtorit sportiv

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 00:09
Lazio i del në mbrojtje drejtorit sportiv

Situata e një zënke të aluduar mes presidentit të Lazios, Klaudio Lotito dhe drejtorit sportiv Igli Tare pushtoi mediat italiane në ditën e sotme.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe vetë klubi italian i cili ka shuar polemikat me një deklaratë zyrtare ku ka theksuar besimin te drejtori sportiv shqiptar.

“Bazuar në lajmet e nxjerra në disa portale në ditën e sotme lidhur mes një konflikti verbal midis presidentit të klubit Klaudio Lotito dhe drejtorit sportiv, qartësohet se këto lajme janë të pavërteta.

Në fakt drejtori sportiv Tare gëzon besimin e klubit dhe presidentit dhe do të vazhdojë të kryej ashtu si ka bërë gjithmonë rolin e tij si drejtor sportiv në skuadrën e parë, ndërsa drejtori Anxhelo Fabiani do të vazhdojë detyrën si drejtues në skuadrën e femrave dhe atë të të rinjve të meshkujve dhe femrave.”, u shpreh Lazio në komunikatën zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat