Babaj: Komplimente për lojën FC Ballkanit! Po ti pyesësh “ekspertët” i dijnë të gjitha

Futboll

Babaj: Komplimente për lojën FC Ballkanit! Po ti pyesësh “ekspertët” i dijnë të gjitha

Nga: K. G. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 15:31
Armando Duka, majtas dhe Shpëtim Babaj, djathtas

Ish futbollisti i mirënjohur, Shpëtim Babaj, ka analizuar në tërësi lojën e Ballkanit të Therandës në përballje me Zhalgiris-in nga Lituania.

Ballafaqimi mes këtyre rivalëve u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe përfundoi pa fitues (1:1), në kuadër të rrethit të parë të kualifikueseve për Champions League.

Ndeshja e kthimit luhet me 12 korrik në Lituani.  

“Komplimente për lojën FC Ballkanit! 

1. Dominim i plot ndaj kundërshtarit në çdo aspekt edhe pse ndeshja e parë në këtë gare por bënë paraqitje shumë të mirë, gjë që e treguan me guximin dhe qarkullimin e topit në gjysmëfushën kundërshtare dhe tregojnë gjithçka edhe statistikat e ndeshjes. 

2. 90% të situatave në ekuilibër gjë që (më shumë se 50%  nuk e din se çfarë do të thotë  dhe që është ndër gjërat më të rëndësishme dhe shumë e vështirë për ta praktikuar, kurse po ti pyesësh ‘ekspertët’ i dijnë të gjitha, fatkeqësisht të tille tek ne ka shumë që fusin hundët në profesionin e tjetrit edhe pse nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë por… 

3. Kishte gjerësi, kishte thellësi, shumë raste të pa shfrytëzuara… gjë që pa udhëzimet e trajnerit nuk do të dilnin në ato raste.

4. Ballkani në këtë ndeshje kishte më shumë kualitet dhe ndoshta shiu ishte në disfavor edhe pse shiu është njësoj për 2 skuadrat por duke pare rrjedhën e ndeshjes mendoj që ishte në disfavorin e Ballkanit 

5. Sipas mendimit tim në mesfushë lojtarët mund të bënin diçka me shumë që të punonin më mirë mes linjave por këtë gjë e din më mirë trajneri sepse i ka çdo ditë në stërvitje po ashtu edhe me sulmuesit gjë që kemi pritur më shumë (dhe nuk e dijmë se çfarë lojtarësh kishte të gatshëm në bankë)  por janë disa gjëra elementare në udhëheqje të topit ose në pranimin e topit dhe si lojtari e rrit këndin e portës dhe jo zvogëlon në momente vendimtare ku me këto gjëra të përmendura lart do të kishim shënuar edhe ndonjë gol (prandaj edhe ndryshojnë çmimet e lojtarëve). 

6. Kushtrin Gashi: Kam vlerësim maksimal për Kushtrimin edhe si futbollist por edhe si person dhe ndoshta pas dëmtimit akoma nuk ka hyrë ritmin e ndeshjeve por jam i bindur që sapo të hyjë do të jetë shumë i dobishëm si për Ballkanin ashtu edhe për trajnerin. 

7. Trajneri bënë maksimumin që ekipi të krijoj raste por trajneri nuk mund ta bëjë golin.
Mos harroni që Ballkani ka një super trajner (Ilir Daja) ku ka shumë tituj me shumë skuadra dhe me shumë përvojë në kupat e Europës dhe është super i përgatitur në çdo aspekt.

8. Është e vërtet që jemi shumë kërkues por nuk duhet të shohim vetëm zi por të vazhdojmë t’i përkrahim djemtë që ta kalojnë këtë tur. 

9. Mos harroni që edhe kundërshtari nuk është paraqitur në mënyrën më të mirë, prandaj mos e nënvlerësoni aq shumë.

10. Gjëja që nuk do ta pranoja asnjëherë dhe nuk e pranoj është se si lojtari në një ndeshje kaq decizive në atë fushë mund të luaj me taka gome.

Mos të behëmi të gjithë ‘ekspertë’ pa qenë në pozitën e tjetrit sepse asnjëherë nuk mund ta dijmë më mirë se ata që janë çdo ditë me lojtarët dhe janë kompetent për atë profesion. Forca Ballkani, Drita , Gjilani ,Llapi”, analizon Babaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat