Tuçi është gati kundër bjellorusëve: Fusha është epërsia jonë, do të përpiqemi t'i mposhtim

Futboll

Tuçi është gati kundër bjellorusëve: Fusha është epërsia jonë, do të përpiqemi t'i mposhtim

Nga: K. G. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 16:29
Tuçi

Futbollisti standard i ekipit të Deçiqit të Tuzit, Marko Tuçi, beson se mund ta mposhtin ekipin bjellorus, Dinamon e Minskut, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Conference League në futboll. 

Skuadra shqiptare nga Mali i Zi, ndeshjen e parë e luan në cilësinë e mysafirit në Podgoricë.
Ndeshja luhet nesër në orën 20.00.

Klubet dhe kombëtarja e Bjellorusisë (për shkak të mbështetjes së shtetit të tyre të agresionit rus kundër Ukrainës) nuk mund të luajnë garat e UEFA-s në territorin e vendit të tyre, të dyja ndeshjet do të luhen në Podgoricë. 

“Mendoj se përparësia jonë është se të dyja ndeshjet i luajmë në Podgoricë, sepse e njohim fushën dhe ambientin më mirë se ata. Besoj se do të përshtatemi shpejt dhe do ta shfrytëzojmë këtë epërsi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Do të dalim në fushë të përqendruar. Ne do të bëjmë më të mirën dhe do të përpiqemi të përfitojmë sa më shumë. Kemi një ekip të mirë dhe lojtarë me përvojë. Shpresoj se do të na ndihmojnë në këtë sfidë”, tha Tuçi.

 “Performanca e re në Evropë do të thotë shumë për Deçiqin. Vitin e kaluar luajtëm në Evropë për herë të parë në histori. Tani jemi sërish këtu dhe do të përpiqemi të kalojmë në raundin tjetër të kualifikimeve.

Ne e analizuam Dinamon, por fokusi ynë është te loja jonë, që nesër të jemi sa më mirë. Me sa kemi pasur mundësi të shohim, niveli i tyre i lojës nuk është më i lartë se i yni. Ata kanë kushte më të mira, por ne do të dalim në fushë dhe do të përpiqemi t'i mposhtim”, tha Tuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat