Sot radha e Gjilanit në Evropë, përballet me Liepajën

Futboll

Sot radha e Gjilanit në Evropë, përballet me Liepajën

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Skuadra e Gjilanit sot do të nis rrugëtimin në garat evropiane, përkatësisht në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Skuadra e trajnerit Zekirja Ramadani, e pret skuadrën lituanese, Liepaja, ndeshje e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para ndeshjes, trajneri Ramadani, në konferencë për media tha se skuadra e tij nuk është e fokusuar që të bëjë lojë të bukur, por e ka për qëllim që pas dy ndeshjeve ta sigurojë kualifikimin në fazën tjetër.

Ndërsa futbollisti, Albert Dabiqaj, u shpreh se do të provojnë që përveç rezultatit, të kërkohet të bëhet edhe lojë e bukur në fushe dhe të dominohet kundërshtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat