Pronari Man City shpenzon 500 milionë funte

Futboll

Pronari Man City shpenzon 500 milionë funte

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:54
Man City

Pronari i Manchester City, Sheikh Mansour, ka shpenzuar 500 milionë funte për një megajaht aq të madh sa që do parkohej brenda “Etihad Stadium”.

Ai do të marrë në dorëzim anijen 160 metra të gjatë përpara fillimit të sezonit, dhe e ka emëruar atë “Blu” në nderim të kampionëve të tij në Premier League.

Jahti, i katërti më i madh në botë, ka 40 kabina për 48 të ftuar dhe disa kuverta, duke përfshirë një zonë të madhe të lidhur me një platformë noti dhe klubi.

Ballkonet e dhomave janë të projektuara nga arkitekti londinez Terence Disdale. Me një ekuipazh prej 80 vetash, anija prej 15,320 tonësh mund të ecë me një shpejtësi prej 22 mph. Motori i jahtit është pjesërisht me naftë dhe pjesërisht elektrik, ndërsa një impiant për filtrimin e ujërave të zeza prodhon ujë të pijshëm.

Por sheiku mund të përballet me dhimbje koke duke e mbushur me karburant, pasi depozita e karburantit e mbushur plot kushton 500 mijë funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat