Rekord në Kampionatin Evropian të femrat

Futboll

Rekord në Kampionatin Evropian të femrat

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:12
Rekord në Kampionatin Evropian të femrat

Europiani i femrave në Angli ka nisur menjëherë me një rekord shikueshmërie për ndeshjen hapëse që ka patur për protagoniste Luaneshat dhe Austrinë.

Në Old Trafford të Manchester United, në fakt, janë regjistruar plot 68.371 persona të pranishëm në shkallët e stadiumit për ndeshjen e debutimit mes zonjave të shtëpisë dhe formacionit austriak.

Bëhet fjalë për një rekord si për stadiumin, që nuk kishte regjistruar kurrë një shifër të tillë për një ndeshje femrash, si për historinë e kompeticionit që nuk kishte parë kurrë kaq shumë persona në një ndeshje të kompeticionit.

Konfirmime ka ardhur edhe nga profili zyrtar i UEFA-s Women’s Euro 2022 që ka theksuar të dhënën e pabesueshme në ndeshjen hapëse të turneut.

Për sa i takon ndeshjes, kanë qenë vendaset që kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Ka qenë vendimtar një gol i shënuar nga Bethany Mead.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat