Asllani befason trajnerin e Interit që në stërvitjen e parë

Futboll

Asllani befason trajnerin e Interit që në stërvitjen e parë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 15:30
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani do të transferohej te Interi duke bërë lëvizjen e madhe të karrierës.

Pas shkëlqimit me Empolin, mesfushori shqiptar zgjodhi që të vazhdonte me zikaltërit dhe shtëpia e tij e re të ishte “San Siro”.

Lojtari i Kombëtares ka lënë përshtypje të mirë jo vetëm me mënyrën e të menduarit, por edhe në fushën e blertë me stërvitjen e parë.

Kështu sipas “Tuttosport”, Asllani ka befasuar edhe trajnerin Inzagi duke i rënë në sy me lojën e tij.

“Shumë personalitet dhe kontroll topi”, shkruhet në median italiane. Vetëm një ditë dhe mesfushori po nis të tregojë vlerat e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat