Pas Salah radhën e ka Gomez, ylli anglez rinovon kontratën me Liverpoolin

Futboll

Pas Salah radhën e ka Gomez, ylli anglez rinovon kontratën me Liverpoolin

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 17:28
Joe Gomez

Gjiganti anglez, Liverpool, para pak çastesh e ka konfirmuar se mbrojtësi anglez, Joe Gomez, do të vazhdojë të ardhmen e tij në “Anfield Road”.

Gomez nënshkroi kontratën e tij të re në qendrën stërvitore “AXA”, për ta vazhduar periudhën e tij shtatë vjeçare me “Të Kuqtë” edhe në sezonet e tjera.

Mbrojtësi anglez erdhi u transferua nga skuadra e Charlton Athletic te Liverpooli në verën e vitit 2015, dhe që nga ajo kohë ka arritur të bëjë 142 paraqitje në të gjitha garat duke fituar Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, FA Cup, Carabao Cup, UEFA Super Cup dhe Kupën e Botës për klube.

Gomez ka rinovuar kontratën e tij me Liverpoolin për pesë vite të tjera, ku vazhdon qëndrimin në “Anfield Road” deri në qershor të vitit 2027.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat