Sulmuesi italian transferohet për 45 milionë euro te PSG

Futboll

Sulmuesi italian transferohet për 45 milionë euro te PSG

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 18:34
Sulmuesi italian

PSG gjen menjëherë zëvendësuesin e Di Marias. Bëhet fjalë për Gianluca Scamacca.

Sulmuesi italian është nën kontratë me Sassuolon, që do të përfitojë një shumë të majme nga shitja e tij.

Drejtuesit e dy klubeve dhe agjenti i 23-vjeçarit kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kalimin e lojtarit të kombëtares italiane në “Parc des Princes” për 45 milionë euro + bonuse.

Scamacca do të firmosë një kontratë të gjatë me kampionët e Francës, nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, që mund të rritet me bonuse të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat