Kukësi zyrtarizon një tjetër futbollist

Futboll

Kukësi zyrtarizon një tjetër futbollist

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 15:15
Rimal Haxhi

Kukësi zyrtarizon një tjetër futbollist!

Klubi i Kukësit me anë të një reagimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin Rimal Haxhiu, teksa 23-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit të ardhshëm.

Mesfushori, në vitin e kaluar ishte pjesë e Dinamos duke fituar eksperiencë në Abissnet Superiore ndërsa përgatitet të nisë një aventurë të re edhe më të rëndësishme duke njohur objektivat e verilindorëve.

Në të kaluarën, Haxhiu është aktivizuar edhe në radhët e Luftëtarit apo Apolonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat