Pogba: Këtë vit nuk jemi për Champions!

Futboll

Pogba: Këtë vit nuk jemi për Champions!

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 16:32
Pogba: Këtë vit nuk jemi për Champions!

Paul Pogba ka dhënë të parën konferencë për shtyp pas rikthimit te Juventus. mesfushori francez ishte në humorin e duhur dhe nuk ngurroi t’i përgjigjej pyetjeve në mënyrë të drejtpërdrejt teksa theksoi se Juventus nuk mund të synojë Champions në sezonin e ri, ndërsa zbuloi edhe bisedën me Paulo Dybalën duke qenë se të dy i kaluan pushimet së bashku. Nga ana tjetër, Pogba thekson se kërkon ta mposhtë Hoze Mourinhon (te Manchester United patën përplasje), por shtoi se këtë kërkon të bëjë ndaj kujtdo trajneri dhe skuadre kundërshtare.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem në shtëpi, është më shumë se një ëndërr. Gjatë gjithë këtyre viteve kam menduar shumë për Juventusin, vitin e fundit te United fillova dhe të ëndërroj rikthimin. Me Allegrin kam folur edhe kur isha në Angli, kam ruajtur gjithnjë një raport të mirë me të. Më ka thënë se më dëshiron dhe më kërkoi të rikthehesha.

Unë dua gjithnjë të fitoj, nuk më pëlqen të humbas. Tani jam një burrë dhe kur mbaroj stërvitjen shkoj menjëherë në shtëpi te fëmijët. Periudha te Manchester? Më mungonte shumë të luajturit në pozicionin tim dhe kur ndryshon çdo vit trajner është e vështirë. Por, kisha edhe dëmtimet. Ishin një sërë faktorësh, trajnerët, skuadra dhe pozicioni.

Dybala? Kam folur me të pasi ishim së bashku për pushime. Nuk folëm për numrin 10. Por, ai është një mik i imi, ju e dini tashmë. I thashë; Kthehu te Juventus, vërtet nuk dëshiron të luajmë sërish bashkë? Kjo është gjithçka çfarë i kam thënë për Juventusin.

Përballja me Mourinhon? Luajmë kundër Romës që është një skuadër e madhe, unë nuk mendoj për Mourinhon. Dua vetëm të fitoj, do të isha shumë i lumtur të fitoj kundër tij. Por, është e njëjta edhe nëse përballë kam Inzaghin apo kushdo qoftë. Dua vetëm të fitoj.

Di Maria? Është lojtar i kalibrit botëror dhe do ta ndihmoj skuadrën, ka eksperiencë dhe ka fituar në karrierë. Jemi në ditët e para, por duket që është një kampion, ka uri dhe kërkon të fitojë. Champions? Duhet të rritemi, mendoj se nuk është objektiv i këtij sezoni, por mbetet një ëndërr. Objektivi i parë është të fitojmë titullin duke parë se vitin e kaluar skuadra nuk fitoi asgjë”, u shpreh Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat