Presidenti i Torinos konfirmoi negociatat me Interin

Futboll

Presidenti i Torinos konfirmoi negociatat me Interin

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 18:55
Presidenti i Torinos konfirmoi negociatat

Presidenti i Torinos konfirmoi negociatat me Interin për Bremer, por theksoi se palët janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje: “Vë re se Skriniar renditet mes 60 dhe 70 milionës eurosh si vleresim kartoni, kurse Bremer në 25. Nuk me dalin llogarite”.

Qendermbrojtesi brazilian, qe vjen nga një super sezon që i dha çmimin si mbrojtësi më i mirë në Serie A, është në qendër të shumë thashethemeve në treg, me Interin që duket se fokusohet tek ai për të përforcuar prapavijen po u shit sllovaku.,

“Bremer ka një çmim të drejtë që ende nuk është arritur – vazhdoi presidenti. “Bremer është një djalë i jashtëzakonshëm dhe i thashë se, kur oferta të jetë adekuate, do ta shisja. E përsëris, nëse dëgjoj rreth 70 milionë euro për Skriniar, një lojtar i madh që nuk e diskutoj, mund të theksoj vetëm se Bremer është 2 vjet më i ri dhe vlen më shumë se 25 milionë euro”.

Negocimi vazhdon: “Nga ana ime, ekziston dëshira për të kënaqur Bremerin kur propozimi është i duhuri. Ia premtova, por nuk i premtova kujt do t’ia jepja. Kam shitur shumë lojtarë dhe nuk i mbaj me çdo kusht.

Në këtë moment, megjithatë, duhet të kuptojmë se Bremer është njeriu i tregut të momentit, më i pëlqyeri”. Casadei si homolog: “Nuk e njoh veçse e kam parë për disa minuta. Nuk po flas për lojtarë të skuadrave të tjera, por më thonë se është një lojtar i ri i mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat