Vdes sportistja në moshën 24-vjeçare  

Futboll

Vdes sportistja në moshën 24-vjeçare  

Nga: K. G. Më: 12 korrik 2022 Në ora: 19:07
Merima Bujak

Ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare ish- përfaqësuesja e të rejave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Merima Bujak

Media boshnjake raportojnë, se ajo ka ndërruar jetë në Gjermani.

"Lajmi për vdekjen e ish anëtares së kombëtares së të rejave Merima Bujak u prit me pikëllim në Federatën e Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës. Federata i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Bujak dhe miqve të Merimës", thuhet në ngushëllimin e Federatës boshnjake.

Merima ka luajtur në repartin e mbrojtjes në periudhën 2012 - 2015 ka performuar për të gjitha kategoritë më të reja përfaqësuese.

Merima vdiq vetëm dhjetë ditë para ditëlindjes së saj të 25-të dhe varrimi i saj do të bëhet të enjten në qytetin gjerman të Mettmann.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat