Sterling pas ndarjes nga City

Futboll

Sterling pas ndarjes nga City

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 16:07
Sterling

Raheem Sterling ka konfirmuar largimin nga Manchester City.

"Kam mbërritur në Mançester një 20 vjeçar. Sot largohem si burrë. Ka qenë nder ta vesh fanellën e Manchester Cityt", ka thënë anglezi.  “Për të gjithë të përfshirë në Manchester City, respekti im për ju nuk mund të jetë më i madh. 

Çfarë udhëtimi ka qenë. Jam mirënjohës për uljet dhe ngritjet. Pasi që janë uljet dhe ngritjet që ndonjëherë kanë testuar forcën dhe vendosmërinë time. Dhe më kanë mundësuar të qëndroj këtu para jush si versioni më i mirë i mundshëm i vetes”.

Sterling pritet të bëhet nënshkrimi i parë i Chelseas nga ardhja e Todd Boehly si pronar i ri në "Stamford Bridge".

Sterling ka bërë 337 paraqitje për Cityn, duke shënuar 131 gola dhe duke fituar njëmbëdhjetë tituj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat