Gjilani zbarkon në Riga, kërkon kualifikimin 

Futboll

Gjilani zbarkon në Riga, kërkon kualifikimin 

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 17:21
Gjilani

Skuadra e Gjilanit më e motivuar se kurrë, kërkon kualifikimin në rrethin e dytë të Conference League në futboll. 

Kryetrajneri i Gjilanit, Zekirja Ramadani, me ekipin e tij, nesër (16.00) do të ballafaqohen me Liepaja-n, në ndeshjen e kthimit.

Kuq e bardhët janë më të motivuar pas fitores në Prishtinë me rezultat 1:0.

“Ekipi zbarkon në Riga të Letonisë.

Pasdite zhvillon seancën e fundit stërvitore në Daugava Stadium të Liepajës, para duelit kthyes të së enjtes”, njofton FC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat