Tuchel: Kisha mbrojtjen më të fortë në botë, pres përforcime

Futboll

Tuchel: Kisha mbrojtjen më të fortë në botë, pres përforcime

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 15:19
Tuchel

Thomas Tuchel ka humbur dy mbrojtës (Rudiger-Christensen), ndërkohë që edhe kapiteni Cesar Azpilicueta është afër transferimit te Barcelona.

Chelsea ka arritur një akord me Napolin për Kalidou Koulibaly. Kapiteni senegalez është një përforcim fantastik për kliubin e Premier League, por Tuchel kërkon prurje të tjera.

Prapavija e Chelsea ka pësuar një ndryshim të madh dhe tekniku gjerman lëshon kushtrimin nga SHBA, aty ku “Blutë e Londrës” po kryejnë fazën përgatitore.

“Unë kam nevojë për qendërmbrojtës. Më duhen të paktën dy për të zëvendësuar Christensen dhe Rudiger. Për momentin kemi edhe Azpilicuetën me ne, ne e llogarisim si lojtar tonin për momentin.

Me Thiago Silvën në qendër, Azpilicuetën në të majtë dhe Rudiger ose Christensen në të djathtë, ne kishim treshen më të mirë të mbrojtjes në botë. Chalobah është rritur shumë, por ai duhet të përmirësohet dhe të marrë përgjegjësi.

Shpresoj se do ta bëjë, por gjithsesi ne kemi nevojë për një kontingjent më të madh për të qenë në gjendje të konkurrojmë”, deklaroi trajneri gjerman i skuadrës londineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat