Te Barcelona, zyrtarizimi çështje kohe

Futboll

Te Barcelona, zyrtarizimi çështje kohe

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:59
Robert Lewandowski

“Në 48 orët e ardhshme, Robert Lewandowski do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën”, shkruan për transferimin gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili jo gjithmonë gabon në çështje të tilla.

Sulmuesi 33-vjeçar polak do të lidhë fatin e tij me spanjollwt deri më 30 qershor 2025 dhe Bayern do të marrë 50 milionë euro në këtë marrëveshje.

Chelsea dhe Paris Saint-Germain ishin në garë për Lewandowski, megjithëse vetë lojtari bëri një zgjedhje në favor të katalanasve. Polaku iu bashkua Bayernit nga Dortmundi në vitin 2014 dhe ka shënuar 238 herë në 253 paraqitje në Bundesligë.

Sezoni i kaluar ishte veçanërisht mbresëlënës për të, kur shënoi 50 gola dhe bëri 7 asistime në 46 ndeshje zyrtare (duke përfshirë të gjitha turnetë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat