Asllani blindon vendin e titullarit te Interi

Futboll

Asllani blindon vendin e titullarit te Interi

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 19:57
Asllani

Interi do të zhvillojë mbrëmjen e sotme miqësoren e tretë përpara nisjes së sezonit të ri.

Inzagi ka përzgjedhur 11 lojtarët që do të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Monakos. Në formacion gjendet përsëri emri i Kristjan Asllanit.

Mesfushori shqiptar ka blinduar vendin e tij të titullarit në pak ditë te Interi. Kjo është ndeshja e tretë që 20-vjeçari i lindur në Elbasan luan nga minuta e parë me fanellën zikaltër.

Asllani i ka befasuar të gjithë te Interi dhe tashmë duket se Inzagi do të ketë dilema të mëdha përsa i përket mesit të fushës përgjatë kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat