Tirana shton sportelet për tifozët

Futboll

Tirana shton sportelet për tifozët

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 19:06
Tirana shton sportelet për tifozët

Tirana luan më 19 korrik ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Në orën 20:00, bardheblutë presin në kryeqytet kampionët e Bosnje-Hercegovinës, Zrnjiskin e Mostarit. Skuadra e Orges Shehit ka nxjerrë në shitje biletat për këtë sfidë të rëndësishme, teksa sot vjen më një tjetër njoftim të rëndësishëm për tifozët.

Klubi Tirana njofton përmes faqes zyrtare në “Facebook” se tashmë është shtuar edhe sporteli i biletarisë pranë stadiumit “Air Albania” në oraret 11:00-18:00. Shitja në këtë pikë të re nis nga mëngjesi i ditës së nesërme.

Ndërkohë mundësitë e tjera për të marrë në duar një biletë për sfidën kundër Zrinjsit janë online dhe përmes sporteleve pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në oraret 11:00-19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat