Lazio ofendohet nga propozimi belg, për sulmuesin e Kosovës

Futboll

Lazio ofendohet nga propozimi belg, për sulmuesin e Kosovës

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 20:47
Lazio ofendohet nga propozimi belg

Club Brugge ka bërë një tjetër tentativë për Vedat Muriqin. Kampionët e Belgjikës arritën akordin me Lazion dhe pranuan të pagonin 11 milionë euro për sulmuesin e Kosovës, por marrëveshja u prish pasi 28-vjeçari nga Prizreni nuk kaloi me sukses testet mjekësore.

Kështu pretendojnë te Brugge, ndërkohë që një gjë e tillë zemëroi klubin italian. Te Lazio zgjodhën t’i kryenin sërish testet e Muriqit, që treguan se lojtari shtatlartë nuk ka asnjë problem fizik dhe ndodhet në gjendje të shkëlqyer fizike.

Drejtuesit e Lazios kërcënuan belgët me padi në FIFA, ndërkohë që Corriere dello Sport thekson se Brugge ka bërë një tentativë të fundit në lidhje me lojtarin dardan.

Kampionët e Belgjikës kanë formuluar së fundmi një ofertë të re për Lotiton, këtë herë në bazë të një huazimi me opsion blerje, propozim që u hodh menjëherë poshtë nga bardhekaltrit, që preferojnë shitjen e plotë të sulmuesit.

Deri më sot, skuadra në avantazh për shërbimet e Muriqit mbetet Mallorca, por oferta prej 7.5 milionë eurosh + 1.5 të tjera në formë bonusesh nuk konsiderohet e mjaftueshme në kryeqytetin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat