Busquets: Shpresoj që Lewandowski të dëshmojë se është nënshkrimi i sezonit

Futboll

Busquets: Shpresoj që Lewandowski të dëshmojë se është nënshkrimi i sezonit

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 18:43
Lewandowski

Sergio Busquets shpreson se Robert Lewandowski do të dëshmojë se është nënshkrimi i sezonit në La Liga.

"Shpresoj se do të jetë kështu", ka thënë ai, duke shtuar se në rrafshin mediatik Lewandowski është nënshkrimi i sezonit, por në aspektin futbollistik kjo duhet të bëhet me punë. 

Trdhjetë e tre vjeçari ka përfunduar si golashënuesi më i mirë i Bundesligës në shtatë sezone. Ai shprehu dëshirën e tij vetë për t'u larguar nga Bayern dhe për t'iu bashkuar Barcelonës.

Për polakun ka folur edhe futbollisti gjithashtu i ardhur tek Bayern nga Chelsea, danezi Andreas  Christensen. 

“Është e qartë se ai ka cilësitë, ai ka fituar shumë trofe, ai ka mentalitetin fitues që ne kemi nevojë”, tha Christensen. "Kështu që unë mendoj se ai i sjell të gjitha këto cilësi.  Kështu që nuk mendoj se duhet ta përmend, por po, të gjithë janë thjesht të lumtur që ai është këtu".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat