Royal Antwerp - Drita, bastet ndërkombëtare nënçmojnë nënkampionin e Kosovës

Futboll

Royal Antwerp - Drita, bastet ndërkombëtare nënçmojnë nënkampionin e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2022 Në ora: 18:48
Royal Antwerp - Drita, bastet ndërkombëtare nënçmojnë nënkampionin e Kosovës

Duket se kanë harruar se Drita e Gjilanit në edicionin e kaluar, goxha telashe i shkaktoi Feyenoordit nga Roterdami.

Feyenoordi, duke iu falënderuar fatit sportiv  ishte kualifikuar dhe arriti deri në finale të Conference League. 

Royal Antwerp - Drita, do të luhet nesër (19.00) në kuadër të rrethit të dytë të Conference League në futboll.

Image

Bastet

Bastet ndërkombëtare nënçmojnë me mënyrën e koeficientit ndaj nënkampionit të Kosovës.

Royal Antwerp e ka koeficientin 1.15 për fitore nga kompania e basteve “10Bet", 7.00 për barazim dhe 14.00 për triumfin e Dritës.

“Bet 365” pothuajse identik, 1.16 për triumfin e skuadrës belge, 6.50 për barazim dhe 14.00 për fitoren e Dritës.

“bwin” me koeficient 1.17 për ngadhënjimin e skuadrës belge, 7.00 për barazim dhe 16.50 për fitoren e kaltër e bardhëve. 

Gjithçka do të shihet nesër, kanë të drejtë apo jo bastet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat