Media në Kroaci: Kjo skuadër është shqiptare, nuk përkrahet nga maqedonasit

Futboll

Media në Kroaci: Kjo skuadër është shqiptare, nuk përkrahet nga maqedonasit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 18:52
Media në Kroaci: Kjo skuadër është shqiptare, nuk përkrahet nga maqedonasit

Media kroate “Sportklub.hr” i ka kushtur një artikull skuadrës së futbollit Shkupi, që është kundërshtari i Dinamos së Zagrebit. Ajo thekson se skuadra në fjalë është shqiptare dhe nuk i përket tifozëve maqedonas, të cilët nuk e përkrahin.

Një histori kjo që është pranuar dhe thënë në Kroaci nga një gazetar maqedonas, Zoran Misevski.

“Shkupi është klub i cili i përket një vendi ku popullsia me shumicë është shqiptare.

Shkupi nuk përkrahet nga maqedonasit, por nga shqiptarët, gjithashtu edhe nga pronarët e rinj që vijnë nga Turqia. Dikur klubi fokusohej tek futbollistët e ish-Jugosllavisë, sot janë kryesisht futbollistët e rinj afrikanë”, shkruhet në artikull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat