Milani përgatit marrëveshjen 18 milionëshe për talentin

Futboll

Milani përgatit marrëveshjen 18 milionëshe për talentin

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 15:44
Milani përgatit marrëveshjen 18 milionëshe për talentin

Zhvillime mbi fatin e Zhafet Tantanga. Mbrojtësi vijon të jetë emri më i kuotuar për t’u veshur kuqezi në sezonin e ri.

Pas afrimit të Klemo Lenglesë, Totenhemi e ka nxjerrë në shitje dhe shumë klube duken të interesuara. Në këto momente favorit për t’i rrëmbyer shërbimet është patjetër Milani që synon një goditje si ajo që solli Fikajo Tomorin nën urdhrat e Piolit.

23-vjeçari ka dhënë bekimin e tij për largimin nga Londra, teksa menaxheri i tij, Roberto de Fanti, ka qenë dje në “CasaMilan” për të shqyrtuar një kontratë mundshme. Në ditët e fundit ka pasur disa telefonata mes Paolo Maldinit dhe Fabio Paratiçit, i cili është drejtori sportiv i “Spurs”-ave.

Ai pritet sot në Milano dhe duket se ka disponueshmëri totale për një akord. Aktualisht flitet për një huazim sezonal me kosto dy milionë euro, teksa Milani do të ketë të drejtë blerjeje për 16 milionë euro mbi kartonin e Tangangasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat