Kjo është notë brilante për Xherdan Shaqirin, për golin dhe asistimin në kampionatin amerikan 

Futboll

Kjo është notë brilante për Xherdan Shaqirin, për golin dhe asistimin në kampionatin amerikan 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2022 Në ora: 13:25
Xherdan Shaqiri feston

Chicago Fire po kthehet në ritmin e lojës së saj, dëshmia më e mirë është fitorja në udhëtim, me rezultat 3:1 ndaj Vancouver Whitecaps.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, anëtar i Kombëtares së Zvicrës, ka treguar klasin e tij, duke shënuar dhe asistuar për fitoren e Chicago Fires.

Shaqiri në minutën e 13-të nga rreth 18 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë të poshtëm, ndërsa asistoi në golin e tretë kur shënoi futbollisti Mueller në minutën e 90-të. 

Image

Notat 

Shaqiri shpallet lojtar i ndeshjes.

Shaqiri vlerësohet me notë 8.6 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Chicago është ngritur në vend të nëntë me 26 pikë të mbledhura në Konferencën e Lindjes në kampionatin amerikan (MLS)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat