Suarez arrin marrëveshje me skuadrën uruguajane

Futboll

Suarez arrin marrëveshje me skuadrën uruguajane

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 23:21
Luis Suarez

Luis Suarez ka arritur marrëveshje me skuadrën uruguajane, Nacional.

Futbollisti e konfirmoi këtë përmes rrjeteve sociale.

Uruguajani deri më tani luante tek Atletico Madridi, skuadër me të cilën i përfundoi kontrata.

“Kam arritur marrëveshje me Nacional. Shpresoj që detajet e tjera të kryhen së shpejti në mënyrë që kjo punë të kryhet sa më shpejt”, theksoi ai.

Ish-lojtari i Liverpoolit e Barcelonës pranoi disa oferta të rëndësishme nga Evropa, por nuk i mori në konsideratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat