Milani dhe Totenhemi futen në garë për sulmuesin e katalanasve

Futboll

Milani dhe Totenhemi futen në garë për sulmuesin e katalanasve

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 13:17
Depai

Pas vetëm një viti, Memfis Depai mund t’i thotë “lamtumirë” Barcelonës.

Fillimi i aventurës katalanase ishte pozitiv, por holandezi nuk mundi ta ruante rendimentin, ndërkohë që golat dhe paraqitjet e Obamejangut dhe Ferran Torresit e konsoliduan praninë në stol krah trajnerit Ksavi.

Disa klube europiane janë duke e ndjekur sulmuesin, madje thuhet se një ka bërë ofertë.

Milani dhe Napoli duken tepër të interesuara për situatën e 28-vjeçarit nga afër, ndërkohë që një pozicion të avantazhuar mund ta ketë edhe Totenhemi që është gati për një blerje direkte, pa u hyrë bisedimeve me huazime tipike të klubeve italiane.

Edhe Lioni do të mirëpriste rikthimin e një lojtari, i cili për katër sezone ka qenë ndër liderët e ekipit.

ECURIA – Në Katalunjë arriti të shënonte 13 herë 38 ndeshje duke e ulur ndjeshëm rendimentin e tij, teksa në Lion nuk kishte rënë kurrë nën kuotën e 15 golave sezonalë.

I aftë të luajë si sulmues krahu, por edhe si pykë, pavarësisht se është vetëm 175 centimetra i gjatë, holandezi do të ishte një prurje niveli.

Sidomos për sa i përket përvojës, pasi edhe te kombëtarja e Holandës vijon të jetë ndër liderët e skuadrës.

Kontrata me Barçën deri në vitin 2025 nuk do të ishte problem pasi vetëm për ta larguar klubi mund ta lëshojë me çmim të favorshëm.

10-15 milionë euro do të mjaftonin për të siguruar shërbimet e Depait që njihet për karakterin e tij të flaktë. Milani dhe Napoli po bëjnë arsyetimet e rastit. Gjithmonë nëse Totenhemi u jep kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat