Pesë gola në dy ndeshje në Conference League, ylli i ri i Kosovës

Futboll

Pesë gola në dy ndeshje në Conference League, ylli i ri i Kosovës

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:49
Pesë gola në dy ndeshje në Conference League, ylli i ri i Kosovës

Pesë gola në dy ndeshje në Conference League, ylli i ri i Kosovës!

Ballkani ka kaluar në fazën e tretë të Conference League, pasi ka shkatërruar në dy takime modestët nga San Marino, La Fiorita, me rezultatin e përgjithshëm 10-0.

Në ndeshjen e parë, kampionët e Kosovës fituan 0-4 në transfertë, ndërsa edhe më e lehtë ka qenë takimi I kthimit në Prishtinë.

Skuadra e Ilir Dajës triumfoi me 6 gola ndaj kundërshtarëve nga San Marino.

Futbollisti që ka shkëlqyer në këto dy takime ishte pa më të voglin dyshim 21-vjeçari Albion Rrahmani. Ai realizoi 2 gola në ndeshjen e parë dhe 3 në të dytën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat