Dembele: Jam i lumtur me Xavin, luaj mirë kur kam besim!

Futboll

Dembele: Jam i lumtur me Xavin, luaj mirë kur kam besim!

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 22:31
Dembele: Jam i lumtur me Xavin, luaj mirë kur kam besim!

Ousmane Dembele ishte personazhi kryesor për Barcelonën në miqësoren e zhvilluar në Dallas ndaj Juventus. Francezi realizoi të dy golat për blaugranat në testin ndaj Juventus, një ndeshje e përfunduar me shifrat 2-2. Sulmuesi u shfaq i lumtur për formën ndërsa pas sfidës deklaroi se për të është shumë e rëndësishme që duke nisur nga trajneri tek të gjithë personazhet në klub, i besojnë.

“Mendoj se në këto ndeshje të parasezonit ekipi po shfaqet mirë, është pak e vështirë me këtë të nxehtë dhe udhëtimet e shpeshta. Megjithatë, ne të gjithë jemi të lumtur.

Dy golat e realizuar ndaj Juventus më japin shumë besim dhe më vjen mirë që kam besimin e trajnerit në radhë të parë por edhe të gjithë klubit të Barçës.

Kjo është diçka shumë e rëndësishme për një lojtar. Jam i lumtur me ekipin dhe Xavin, ndaj do të jap gjithçka për Barcelonën”, u shpreh Dembele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat