Tërbohen tifozët e Fenerbahces! Brohorasin në kor emrin e Vladimir Putinit

Futboll

Tërbohen tifozët e Fenerbahces! Brohorasin në kor emrin e Vladimir Putinit

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:37
Tërbohen tifozët e Fenerbahces!

Tifozët e skuadrës së Fenerbahces e kanë humbur toruan, teksa ekipi i tyre u eliminua nga ukrainasit e Dinamos së Kievit, në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ultrasit turq, të tërbuar nga humbja, fillojnë të bëjnë gjeste jo të hijshme, duke e thirrur emrin e Vladimir Putinit gjatë përballjes me skuadrën ukrainase.

I shokuar nga ky gjest i shëmtuar i tifozëve të Fenerbahces, trajneri i skuadrës ukrainase, Mirçea Luçescku nuk doli fare në konferencë për media pas ndeshjes.

Ky vendim erdhi për shkak të pritjes së turpshme të rezervuar për skuadrën e tij.

Vlen të theksohet se Ukraina është në luftë me Rusinë, ku mijra civilë të pafajshëm kanë humbur jetën nga agresioni rusë me në krye Putinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat