Nuk mbahet Kristjan Asllani në stol

Futboll

Nuk mbahet Kristjan Asllani në stol

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 13:52
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani shkoi te Interi si zëvendësuesi i Brozoviç.

Megjithatë pak ndeshje miqësore i kanë mjaftuar mesfushorit shqiptar që të ndryshojë idetë e drejtuesëve dhe opinionit publik. Mario Sconcerti ka publikuar një artikull në mediat italiane ku e bën të qartë se Asllani është shumë më tepër se njeriu që zëvendëson Brozovic.

“Te Interi ka dy nënshkrime shumë të rëndësishme ndoshta janë nënvlerësuar. E kam fjalën për Asllanin dhe Mkhitaryan. Do të jetë e vështirë ta mbajmë Asllanin në stol.

Këtu fleksibiliteti duhet të jetë nga trajneri. Nuk mendoj se Inzaghi nuk do të heqë dorë kurrë nga 3-5-2, por gjithnjë e më shumë skuadra në Evropë e sakrifikojnë mbrojtësin e tretë për të blerë një lojtar në mesfushë.

Asllani është njëzet vjeç dhe mund të presë, por puna që ka treguar tashmë është pothuajse e jashtëzakonshme, qartësia e ideve. Ai është shumë më tepër se një zëvendësues i Brozovic”, shkruhet në artikull..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat