Kujtim Lleshi që i shënoi Hajdukut të Splitit, u largua pas 6 muajve, shkak Millovan Gjoriqi

Futboll

Kujtim Lleshi që i shënoi Hajdukut të Splitit, u largua pas 6 muajve, shkak Millovan Gjoriqi

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2022 Në ora: 21:21
Kujtim Lleshi

Prishtina pothuajse ishte e specializuar që të luante baras me Hajdukun e Splitit në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë në futboll.

Dy herë kishte barazuar me rezultat 2:2 në Split dhe 4 herë në Prishtinë, tri herë 1:1 dhe një herë 0:0.

Nga dhjetë ndeshje, kishin gjashtë barazime, Prishtina vetëm një fitore dhe tri humbja nga klubi me renome i Hajdukut.
Image

Kur Lleshi mposhti Pralijën

Kujtim Lleshi, nga Vëllaznimi i Gjakovës erdhi në Prishtinë. 

Ai shënoi gol në minutën e 74-të, duke barazuar rezultatin 1:1, pasi që pesë minuta më herë (69’) kishte realizuar Zdenko Adamoviq.

Kjo ndeshje (Prishtina - Hajduku) u luajt me 7 shtator të vitit 1986, në kuadër të javës së pestë dhe ishte pika e parë e Prishtinës pas 4 humbjeve rresht, 0:1 nga Cërvena Zvezda, 2:1 nga Sutjeska, 1:3 nga Vardari, 3:0 nga Radniçki i Nishit.
Lleshi pas 6 muajve u largua nga Prishtina, me të vetmen arsye, nuk ka duruar fyerjet në baza familjare të trajnerit famëkeq serb, Millovan Gjoriqi.

Prishtina e siguroi ekzistencën në edicionin 1986-1987, duke u renditur në vend të 14-të me 29 pikë të mbledhura.       

Me 7 shtator 1986, java e 5-të

PRISHTINA - HAJDUKU 1:1

Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 20.000.
Gjyqtar kryesorDragisha Komadiniq (Beograd), Cërnec (Lubjana), Llaziq (Kulla).
Shënues: Lleshi (74) - Adamoviq (69').
Kartona të verdhë: Morina, Tovërlani, Shala - Adamoviq e Mishe.
Prishtina: Darko Bjellojeviq 7, Arbnor Morina 6, Shefqet Sinani 7, Sahit Kelmendi 7, Skënder Shengyli 7, Muhamed Kolenoviq 7, Stojmir Urosheviq 7, Afrim Tovërlani 6 (Muharrem Sahiti 6), Kujtim Shala 6, Fadil Muriqi 6 (Kujtim Lleshi 6) dhe Fadil Berisha 6.
Hajdku: Mlladen Pralia 6, Jerko Tipuriq 7, Dragi Setinov 6, Ivan Gudel 7, Zoran Vuliq 6, Dragutin Çeliq 6, Stjepan Andrijasheviq 6, Luka Peruzoviq 6, Josip Weber 6 (Zdenko Adamoviq 7), Ante Mishe 6 (Ivo Jerolimov) dhe Stjepan Deveriq 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat