Ronaldo nuk duron më, cakton afatin e fundit për t’u larguar nga Manchester Unitedi

Futboll

Ronaldo nuk duron më, cakton afatin e fundit për t’u larguar nga Manchester Unitedi

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 23:53
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ende dëshiron të largohet nga Manchester United.

Portugezi ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga “Old Trafford”, derisa thuhet se dëshiron që ende të luajë në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo nuk udhëtoi me Manchester Unitedin në Tajlandë dhe Australi për turne para-sezonal – siç u tha për arsye personale.

Ai u rikthye te “Djajtë e Kuq” në javën e kaluar, derisa u paraqit të dielën në miqësoren me Rayo Vallecanon, në të cilën luajti vetëm 45 minuta.

Pavarësisht se është rikthyer në skuadrën e United, e ardhmja e 37-vjeçari mbetet në dyshim.

Sipas “AS”, Ronaldo dëshiron që të bëhet me skuadër të re para datës 7 gusht, kur Manchester United e zhvillon ndeshjen kundër Brightonit, që është e para për sezonin e ri në Premierligë.

Sipas gazetës spanjolle, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është pothuajse i sigurt që nuk do të luajë kundër Brightonit dhe ky është edhe afati i vendosur nga ai për t’u bërë me skuadër të re.

Agjenti Jorge Mendes po vazhdon të punojë për t’ia gjetur skuadrën e re Ronaldos, por deri më tani përpjekjet e tij nuk ka dhënë rezultat.

Ndryshe, ish-sulmuesi i Sporting Lisbonës, Real Madridit e Juventusit, me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, teksa ekziston opsioni për të vazhduar edhe për një tjetër vit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat