Modelja amerikane publikon fotot e para me futbollistin teksa…

Futboll

Modelja amerikane publikon fotot e para me futbollistin teksa…

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 14:11
Modelja amerikane publikon fotot e para me futbollistin teksa…

Modelja Xhordan Ozuna ka konfirmuar romancën e saj me yllin e futbollit, Karin Benzema.

32-vjeçarja amerkinae ka publikuar imazhet e para me sportistin në rrjetin social Instagram. Në një nga fotot modelja dhe Benzema shihen të përqafuar, ndërsa në imazhin duke folur në video-call.

Edhe pse Xhordan nuk komenton lidhjen me 34-vjeçarin, këto foto në profilin e saj vlejnë sa një mijë fjalë.

Nga ana tjetër vetë Benzema nuk i ka publikuar këto pamje në rrjetin e tij social, siç duket po fokusohet tek karriera e tij.

Thashethemet se dyshja janë bashkë nisën pasi ata u fotografuan së bashku në bordin e një jahti luksoz në mes të korrikut.

Francezi po shijonte pushimet në krah të modeles, pasi mbylljes së sezonit me klubin bardhezi.

Modelja amerikane punon me agjenci të rëndësishme modelimi si ‘Tricia Brink Management’, ‘The Salt Agency’, ‘Caroline Gleason Management’ dhe ‘State Management’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat