Portieri i Manchester United shokon me deklaratën e tij

Futboll

Portieri i Manchester United shokon me deklaratën e tij

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 14:32
Portieri i Manchester United

Dean Henderson u largua nga Manchester United për t’iu bashkuar Nottingham Forest me huazim këtë merkato verore.

Portieri i talentuar zbuloi se ai i kërkoi klubit që ta lejonte të provonte fatin e tij diku tjetër në kërkim të minutave të lojës.

“Nuk doja që trajneri të vinte dhe të mund të më shihte vetëm në stërvitje, sepse e dija se ai ndoshta do të donte të më mbante në klub por jo të më aktivizonte.

Biseda që pata me Manchesterin pas Euro 2020 ishte “ ju po vini këtu për të qenë portieri i parë”. Askush nuk e mbajti fjalën e tij. Ishte kaq zhgënjyese gjithashtu sepse kam refuzuar gjithë ato oferta të mira verën e kaluar për këtë arsye, dhe ata nuk më lanë të shkoja, kështu që përfundova në stol gjithmonë.

Ndaj në momentin kur erdhi Ten Hag i kërkova klubit të largohesha, sepse e dija që edhe ai në stol do më linte”, është shprehur Henderson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat