Targat e  personalizuara në Gjermani

Futboll

Targat e  personalizuara në Gjermani

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:30
Robert Lewandowski

Telenovela ka përfunduar, Robert Lewandowski është lojtar i ri i Barcelona-s. Pas një vere shumë të nxehtë në aksin Camp Nou-Allianz Arena, ka mbërritur marrëveshja mes klubeve dhe të gjithë janë të lumtur.

Bayern, i cili në fund merr 50 milionët që kërkonin për një lojtar që do të largohej falas vitin e ardhshëm. Barça, e cila ka vënë bast te rimëkëmbja e saj me golat e polakut.

Fiton edhe futbollisti, i cili ka këmbëngulur dhe nuk do të kishte pranuar një zgjidhje tjetër. Dhe menaxheri që futi në xhep një komision të majmë 10 milionë euro.

Pra, Lewa tani ka dy objektiva: të shënojë, shumë, me Barçën  dhe … të përfundojë lëvizjen e sendeve të tij nga Mynihu.

Në fund të fundit, polaku kishte qenë në Bavari për gati një dekadë, kështu që ka shumë gjëra për të marrë në Katalonjë. Dhe siç raporton MundoDeportivo, ka mbërritur edhe makina e qendërsulmuesit.

Në të vërtetë, ishte ndër gjërat e para që mbërritën nga Bavaria. Për më tepër, është e vështirë të mos vërehet Bentley me të cilën Lewandowski u shfaq në ditët e fundit në Ciutat Esportiva.

Gjithashtu për shkak se makina ka një targë të personalizuar, e cila nuk mund të mos bëjë të mendohet për sulmuesin: “M RL 9999”. M, natyrisht, qëndron për Mynihun dhe kjo është e vetmja gjë… që nuk mund të diskutohet.

Megjithatë, për shkronjat dhe numrat e tjerë, interpretimet mund të jenë të shumta. Pra, inicialet dhe katër numrat nëntë, në rast se nuk e kuptoni rolin.

Një targë shumë e veçantë, por që, siç shpjegohet nga gazeta katalanase, është pothuajse normale në Gjermani.

Në ato anë i quajnë Wunschkennzeichen, targa të personalizuara, dhe sigurisht që polaku nuk është i vetmi që e ka apo që mund ta përballojë, duke qenë se kostoja e të pasurit me regjistrimin e automjetit është pak më shumë se 10 euro.

Sigurisht, nuk është se mund të shkruash çfarë të duash në targë, ka rregulla, të tilla si ato që për shembull ndalojnë lidhjet e shkronjave dhe numrave që mund t’i referohen, të mbuluara ose jo, regjimit nazist.

Por për sa i përket Lewandowskit, nuk ka asnjë kundërshtim. Përveç se ndoshta pranë 9 ai mund të vendoste numrin e golave. Por mbase nuk është rasti që targa të përditësohet pas çdo ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat