Kush është shqiptari i dënuar me 5 vite që vendosi shuma të mëdha për kartonin e Xhakës

Futboll

Kush është shqiptari i dënuar me 5 vite që vendosi shuma të mëdha për kartonin e Xhakës

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 16:01
Xhaka në mes lojtarëve

Agjencia Kombëtare e Krimit është duke shqyrtuar pretendimet se Alban Jusufit, një ish-futbollist shqiptaro-suedez, i pezulluar me 5 vite nga gjykatat suedeze në vitin 2017 për trukime, kishte hedhur shuma të mëdha bastesh se Granit Xhaka do të ndëshkohej në ndeshjen kundër Ledsit më 18 dhjetor, ka shkruar mes të tjera edhe media angleze "Daily Mail".

41-vjeçari, i cili ka luajtur edhe për klubin e Vllaznisë gjatë karrierës së tij, u shpall fajtor se i kishte dhënë një ryshfet prej 150 mijë paundësh portierit të AIK, Qiriakos Stamatopullos, që ai të luante keq në derbin kundër IFK Gotenburgut në vitin 2017.

Federata Suedeze e Futbollit e shtyu ndeshjen pas raportimit se do të trukohej. Ndërsa një hetim i gjerë solli shpalljen e tij fajtor dhe pezullimin me 5 vite nga futbolli 5 vite më parë.

Jusufi, i cili ka lindur në Angelholm të Suedisë ishte një sulmues, i cili karrierën e nisi pikërisht për klubin e vendlindjes, Angelholm (2001-03). Gjatë karrierës së tij ai veshi edhe fanellën e Vllaznisë (2007-09), por luajti vetëm 8 ndeshje me kuqeblutë dhe shënoi ve

tëm një gol. Ai e mbylli karrierën në vitin 2013 te IFK Rosjoholm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat